|
Si funksionon veshi ?
Degjimi si proces fiziologjik eshte mjaft kompleks, por do perpiqemi ta pershkruajme shume shkurt e thjeshte. Ne figure eshte paraqitur veshi i njeriut dhe pjeset kryesore te tij.
Funksionimi i degjimit i shpjeguar shume shkurt do te ishte: Sinjali zanor kapet nga llapa e veshit dhe duke pershkuar kanalin e jashtem te degjimit „godet“ daullen. Vibrimet e kesaj te fundit i transmetohen kockezave te degjimit (cekicit, kudhres dhe yzengjise), te cilat nga ana e tyre kete sinjal e pasurojne dhe e amplifikojne rreth 20 here duke ja transmetuar koklese. Ne kete te fundit ndodhen rreth 20.000 qeliza te vogla qe perpunojne zerin ne vartesi te fortesise apo frekuencave dhe e kthejne ate nga sinjal akustik ne sinjal elektrik. Ky sinjal me anen e nervit akustik percillet ne tru, qe nga ana e tij „lexon“ dhe „interpreton“ kete sinjal duke na krijuar ndjesine e degjimit...
|