Reniet e degjimit
Reniet e degjimit nga pikepamja e tipeve te tyre klasifikohen ne:
- Renie konduktive te degjimit.
Keto renie mund te jene edhe te perkoheshme keshtu qe mund te korrigjohen. Shkaktaret kryesore ne kete rast jane:
- Infeksionet e veshit te mesem
- Otoskleroza
- Dylli i grumbulluar per nje kohe te gjate ne kanalin e jashtem te degjimit
- Shpimi i daulles se veshit
Ne varesi te rastit ky tip i renieve te degjimit mund te trajtohet me mjekim, aparat degjimi, larje te veshit apo nderhyrje kirurgjikale.
- Renie degjimi sensoro-neurale.
Keto lloj reniesh zene nje vend te rendesishem ne humbjet e degjimit. Gjithashtu rreth 90% e tyre nder te rriturit jane te shkaktuara nga mosha dhe ekspozimi ndaj zhurmave. Karakteristike per reniet sensoro-neurale jane:
-
Demtimi i nervit dhe probleme ne veshin e brendshem.
-
Zerat degjohen te ulet ne volum dhe te deformuar.
-
Degjimi ndaj zerave te holle behet i veshtire.
-
Zerat e trashe dhe zanoret degjohen me mire.
Trajtimi me i mire i ketyre lloj reniesh eshte perdorimi i aparatit te degjimit.
- Reniet e degjimit te kombinuara.
Keto lloj reniesh jane kombinimi i dy te parave dhe trajtohen ne varesi te rastit.
- Reniet e degjimit te perkoheshme.
Ka disa raste kur renia e degjimit mund te jete e perkoheshme. Kjo do te thote qe jo gjithmone kur keni nje renie te degjimit ajo mund te jete permanente. Per kete aresye keshilla me e mire eshte drejtimi tek mjeku specialist, i cili eshte ne gjendje te konstatoje nese renia eshte e perkoheshme dhe te jape mjekimin perkates. Duhet theksuar se sa me shpejt te diktohet dhe te merret mjekimi, aq me shume shpresa ka per rikthimin e degjimit te meparshem. Renia e degjimit e perkoheshme mund te shkaktohet nga:
Keto lloj reniesh trajtohen me mjekim.
Nga pikpamja e shkalles se tyre reniet e degjimit ndahen ne:
-
Renie degjimi te lehta
-
Renie degjimi te mesme
-
Renie degjimi te renda
-
Renie degjimi te thella
Copyright 2007 Klinika Radovani
|