Pyetje dhe pergjigje
Nga mund te merret vesh qe une kam renie degjimi?
Kjo mund te konstatohet nga vete ju ne rrethana te ndryshme, por jo vetem, pasi edhe te tjeret thone vazhdimisht qe ju nuk po degjoni mire.
Kush jane shenjat e nje renie degjimi?
· Fillimi i moskuptimit te fjaleve dhe keqkuptimi i bisedave
· Kerkesa bashkebiseduesit per te perseritur biseden
· Familjaret fillojne te vene ne dukje mosdegjimin tuaj
· Ekzistenca e nje historie e lidhur me zhurma te vazhdueshme
· Nevoja e ngritjes se volumit te radios apo TV me shume se te tjeret
· Mungesa deshires per te marre pjese ne vende ku ndjeni veshtiresi per te degjuar (restorant, kafe, festa etj)
· Veshtiresia e ndjekjes se bisedave ne grup ne ambiente me zhurme
Cfare duhet te bej nese zbuloj qe kam renie degjimi?
Gjeja me e mire eshte kontaktimi sa me pare me mjekun specialist pa e lene problemin te zgjatet shume, sidhe duke shpresuar qe mund te jete nje renie degjimi e perkoheshme dhe e kthyeshme me mjekim.
Cfare ben specialisti per te vleresuar renien e degjimit?
Ne kete rast vizita e mjekut konsiston ne pershkrimin e rastit nese renia e degjimit eshte permanente apo e perkoheshme. Nese eshte rasti i pare vazhdohet me matjet e renies se degjimit, si audiograma tonale, vokale etj.Te gjitha matjet jane pa dhembje dhe zhvillohen ne ambient zyre dhe qetesi. Nese eshte rasti i dyte (renie e perkoheshme) mjeku jep mjekimin perkates.
Ku duhet te drejtohem per renien e degjimit?
Ne te gjitha vendet ku ndodhet mjeku ORL dhe sigurohet mundesia e matjeve te degjimit dhe prania e specialistit te aparateve te degjimit. Ne kliniken tone sigurohet ky sherbim me cilesi shume te larte.
A mund te shkaktoje dylli renie degjimi?
Po. Dylli eshte nje substance e yndyrshme e prodhuar nga trupi njeriut per te mbrojtur kanalin e veshit. Sasia e prodhuar e dyllit eshte individuale dhe nuk ka asgje per tu shqetesuar nese sasia e prodhuar eshte e tepert. Eshte per tu shqetesuar nese dylli akumulohet dhe bllokon pjeserisht apo plotesisht kanalin e veshit. Ne raste te tilla mund te arrihen renie degjimi deri te shkalles se mesme. Edhe ne kete rast duhet te paraqiteni tek mjeku per te pastruar kanalin e veshit dhe per tu kthyer ne normalitet. Te moshuarit e ndjejne mjaft bllokimin e kanalit nga dylli.
Cfare me ben te shpresoj qe renia e degjimit mund te jete e kthyeshme?
· Nese keni hemoragji nga veshet
· Nese keni dhembje veshesh
· Nese keni nje humbje degjimi te menjehereshme
· Nese keni pesuar traume ne koke
· Nese keni probleme me ekuilibrin
· Ndjesia e nje presioni nder veshe
Cfare mund te bej per te rikthyer degjimin e humbur?
Kjo eshte dicka per tu vleresuar nga mjeku specialist. Nese renia nuk eshte e perkoheshme atehere, zakonisht ajo eshte e pakthyeshme. 95% te rasteve te tilla zgjidhen me vendosjen e aparateve te degjimit.
A me kthehet degjimi i humbur duke vendosur aparate degjimi?
Asnjehere aparati degjimit nuk mund te zevendesoje veshin e njeriut, por ai do te beje te mundur rikthimin e shume zerave e tingujve qe njeriu humbet kur ka renie degjimi. Sa me sakte te jete zgjedhur aparati i degjimit, aq me i efektshem do te jete perfitimi i degjimit te humbur. Kjo shtron edhe nje here rendesine qe zgjidhja e problemit te kerkohet tek specialistet e vertete te degjimit.
Sa aparate duhet te vendos nese kam renie degjimi ne te dy veshet?
Ne rastet e renies se dyaneshme te degjimit eshte mire te vendosni aparat ne sejcilin vesh. Protezimi i dyanshem ben te mundur interpretimin dhe seleksionimin me saktesi te zerave. Kur eshte e dyaneshme, ne shumicen e rasteve, renia eshte e njellojte per te dy veshet, keshtu qe protezimi i dyanshem eshte shume kuptimplote. Per krahesim, vendosja e nje aparati te vetem eshte njelloj sikur per korrigjimin e syve te vendoseshin gjyslyke vetem me nje xham (per nje sy)........ Ne aspektin teknik, vendosja e dy aparateve ben te mundur:
· Percaktimin e drejtimit dhe distances se burimit te zerit, gje qe eshte e mundur te realizohet vetem me dy veshe.
· Rritjen ne menyre te ndjeshme te aftesine se kuptuarit te bisedes si ne ambiente me zhurme ashtu edhe ne ato te qeta.
· Rritjen e fuqise se sinjalit (zerit) te kapur nga veshet.
Kush eshte aparati me i mire per tu blere?
Pergjigja me e mire e kesaj pyetje do te ishte: aparati me i mire eshte ai qe pershtat specialisti per renien tuaj te specifike te degjimit. Sot prodhohen nje numer shume i madh aparatesh qe dallohen ndermjet tyre nga lloji aparatures, opsionet e shumta, menyra e vendosjes, etj. Edhe aparatet me te shtrenjta, shpesh mund te mos jene efikase, nese ne zgjedhjen e tyre nuk jane marre parasysh shume elemente per renien perkatese te degjimit.
Per sa kohe do te mesohem me aparatin?
Eksperienca tregon se periudha e adaptimit me aparatin e degjimit eshte rreth dy muaj. Sidoqofte per proceduren e mbajtjes dhe adaptimit me aparatin do te jepen shpjegime te sakta nga specialisti i aparateve te degjimit.
Sa zgjat jeta e nje aparati?
Nuk ka limite per jeten e nje aparati. Sigurisht ai do zgjase me shume sa me mire te mbahet e te ruhet. Per kete qellim shiten mjete te ndryshme pastrimi, tharjeje etj, te cilat i zgjasin jeten aparatit. Keto mjete ndodhen zakonisht ne firmen ku blihet aparati. Sidoqofte, ne shume vende nje aparat mbi 5 vjet fillon te konsiderohet i vjeter jo vetem ne lidhje me renien e rendimentit dhe numrit te riparimeve qe kerkon, por edhe pse kjo fushe eshte ne nje zhvillim shume te shpejte dhe modelet e reja qe dalin dita dites e bejne nje aparat 5 vjecar te duket shume i vjeter. Gjithesesi, nga eksperienca jone, njohim shume raste me persona qe jane duke e perdorur aparatin mbi 7 apo 8 vjet, pa i bere asnjelloj nderhyrje apo riparim.
A do te kete difekt aparati im?
Sigurisht qe po. Aparati punon ne kushte te veshtira si, lageshtira e djerses, ambientet e pluhurit, kontakti me dyllin etj. Shpejt a vone, do te linde nevoja e pastrimeve brenda aparatit apo nderrimi i elementeve te tij. Kjo mund te ndodhe mbas 1 – 2 viteve , ne varesi te personit apo edhe llojit te aparatit. Klinika jone eshte specializuar qe te siguroje riparimet per nje kohe te shkurter dhe me cilesine e duhur. Cdo riparim shoqerohet me nje garanci te re prej 6 muajsh. Gjate kohes qe aparati ndodhet per riparim, ne shumicen e rasteve, pacienti ndihmohet me nje aparat tjeter rezerve.
Sa zgjat bateria e aparatit?
Kjo varet shume nga tipi i aparatit. Ne diten e blerjes se aparatit, krahas istruksioneve per perdorimin e aparatit, tregohet edhe koha e zgjatjes se nje baterie. Zakonisht jeta e nje baterie zgjat nga 90 deri ne 350 ore.
Ku gjenden baterite?
Baterite mund t`i gjeni ne kliniken tone ne cdo kohe. Aparati degjimit perdor bateri speciale qe ndryshojne nga baterite e tjera te shitura ne treg. Cmimi i nje baterie eshte 100 leke. Duke ditur kohezgjatjen e nje baterie mund te blihen bateri per nje periudhe disamujore. Baterite duhet te verifikohen gjithnje per daten e tyre te skadimit. Me blerjen e aparatit, ne kliniken tone jepen deri ne dy muaj bateri te perfshira ne cmimin e aparatit.
Cfare garancie kane aparatet e degjimit?
Ne pergjithesi aparatet e degjimit kane nje vit garanci. Ne kliniken tone mund te blihet edhe nje vit me teper garanci, pra garancia mund te jete edhe dyvjecare.
Sa shpesh duhet te bej kontroll te degjimit?
Keshillohet qe matja e degjimit te behet nje here ne vit. Ne kete rast eshte mire t`i behet nje kontroll edhe aparatit te degjimit edhe pse ky i fundit mund te mos kete pasur probleme. Per pacientet qe kane blere aparatin ne kliniken tone, kolaudimet dhe programimet me kompiuter behen pa pagese.
Copyright 2007 Klinika Radovani
|