 |
|
|
|
Menyrat e vendosjes se aparateve
Sipas menyres se vendosjes ne vesh aparatet e degjimit ndahen ne aparate mbrapa veshit (BTE) dhe aparate brenda veshit (ITE)
|
|
Aparatet mbrapa veshit sic e thote vete fjala vendosen mbrapa veshit dhe puthiten me te, fale formes se kurbezuar qe kane. Per te percjellur zerin e amplifikuar ne vesh aparati lidhet me nje tub transparent, i cili nga ana e tij perfundon ne nje mase silikoni te personalizuar (proteza/aurikolar) qe qendron ne vesh si ne figure. Per te permiresuar estetiken proteza shpesh ka ngjyren e lekures dhe eshte transparente. Aparatet mbrapa veshit jane te thjeshte ne perdorim dhe lejojne permiresimin e cdo renie degjimi, sidomos atyre te renda e te thella qe jane te veshtira te zgjidhen me aparate brenda veshit. |
Aparatet brenda veshit jane te gjithe te personalizuar dhe nga ana e tyre ndahen ne tri grupe te medha qe ndryshojne nga madhesia e tyre:
|
|
Aparate brenda veshit (ITE) jane me te medhenjte qe vendosen brenda veshit. Duke qene te tille ata lejojne vendosjen e shume aksesoreve te aparatit, si potenciometer volumi, celes seksionimi, buton kembimi programesh, dy mikrofona etj. Jane lehtesisht te manovrueshem edhe nga persona me aftesi te kufizuara manovrimi. Sic shihet edhe ne figure ata zene komplet kavitetin e konkes se veshit. Duke ruajtur po te njejten fuqi ata mund te realizohen edhe duke zene gjysmen e konkes. Lejojne permiresimin e nje game te madhe te renieve te degjimit duke perfshire edhe ato te renda. |
|
|
Aparatet brenda kanalit te veshit (ITC) jane me te vegjel se ata me siper, gje qe i ben me estetike, por me pak te fuqishem ne amplifikim. Gjithesesi edhe ato jane deri diku lehtesisht te manovrueshem dhe lejojne montimin e elementeve opsionale.
|
|
|
Aparatet komplet ne kanal te veshit (CIC), jane aparatet me te vogla qe prodhohen sot dhe mund te konsiderohen praktikisht te padukshem. Jane te vendosur vetem ne kanalin e veshit me nje trup te personalizuar dhe pothuaj me te njejtin seksion terthor. Duke qene se futen komplet ne kanal te veshit, nxjerrja nga veshi e aparatit behet duke terhequr nje fije fildispanje qe montohet ne pjesen e jashtme te aparatit dhe eshte e fshehur brenda konkes. Duke qene te vegjel si aparate kane te kufizuar deri diku fuqine, duke lejuar korrigjimin e degjimit per renie degjimi te lehta dhe te mesme. Mungesa e hapsires gjithashtu kufizon montimin e elementeve opsionale si potenciometri volumit apo dy mikrofonave. Tashme, kane filluar te prodhohen aparate CIC edhe per renie degjimi nga e mesmja deri tek e renda. Sot per sot eshte aparati me estetik i prodhuar dhe i deshiruar nga shumica e njerezve me probleme degjimi. Ne kliniken tone jane bere dhe vazhdojne te behen aparate te tilla me sukses. |
Theksojme qe ne kliniken tone sigurohen te gjitha modelet e aparateve cilesore te firmes gjermane "SIEMENS".
Copyright 2007 Klinika Radovani
|
|
|
|
|
|
|
 |
|