Jemi perpjekur te ndertojme nje faqe qe te sherbeje sa me mire per te dhene informacionin ne lidhje me problemet e degjimit, te cilet shpesh neglizhohen si te parendesishme, duke kaluar ne keqesime qe mund te jene me pasoja ne jeten personale dhe shoqerore te pacientit. Do perpiqemi te perdorim nje fjalor te thjeshte per t'ju larguar terminollogjise se veshtire, duke dhene njohurite kryesore mbi problemin e degjimit per te gjithe e jo vetem per profesionistet.
Ne fillim do ju njohim me veprimtarine tone, kush jemi nedhe cfare ofrojme. Me pas do flasim per reniet e degjimit, si kuptohen , parandalohen e kurohen ato. Ne kapitullin e aparateve te degjimit do te japim njohuri baze per keto te fundit, ne menyre qe te njihen ato paraprakisht pa u drejtuar akoma tek specialisti. Faqja jone e internetit do te azhornohet e pasurohet vazhdimisht me te rejat ne fushen e degjimit, duke qene gjithnje pasqyre e asaj qe eshte bashkekohore.
Duke shpresuar qe ju kemi dhene sadopak kontribut ne njohjen e kesaj fushe, ju falenderojme qe vizituat faqen tone te internetit.