Klinika Radovani
Per nje degjim me te mire.......
Print this pageAdd to Favorite

Dy fjale mbi historikun e aparateve te degjimit 

   Perpjekjet e njerezve per te permiresuar degjimin njihen qe nga kohet e lashta, por mjetet me efikase qe perdoreshin atehere ishin brinje kafshesh te boshatisura qe rritnin disi kapacitetin e kapjes se sinjalit nga veshi.

    Akoma sot nuk eshte e qarte se kush e ndertoi per here te pare aparatin e degjimit elektrik. Thuhet qe Aleksander Bell ndertoi   nje aparat per nenen e tij ne vitin 1878. Aparati ishte shume i madh dhe permbante mikrofon karboni, kufje telefonike dhe bateri. Te njejten gje, por te dokumentuar, beri me 1900 Dr. Alt ne Austri.
 
 
   Si date e fillimit te zhvillimit te aparatit elektrik te degjimit njihet viti 1907, kur Lee De Forest ndertoi aparatin e pare me dioda. Qe nga ky vit deri me 1948 perpjekjet e shkencetareve ishin reduktimi i permasave te aparatit, qe arriti deri ne ate te madhesise se xhepit.
 

    Me 1948 shpiket tranzistori dhe kjo shenoi fillimin e nje epoke te re per aparatet e degjimit. Ne 1951 ndertohet aparati i pare i kombinuar dioda-tranzistor dhe ne 1952 ndertohet aparati i pare komplet me tranzistore.

   Vitet 60-te shenojne ndertimin e aparatit brenda veshit, por meqe u realizua nga shume autore (apo firma prodhimi aparatesh) nuk mund te thuhet se kush ishte i pari.

   Nga vitet 60 deri ne vitet 90 mund te thuhet qe zhvillimi i aparaturave mori drejtimin e permiresimit te shume elementeve te amplifikimit te zerit, ne lidhje me rregullimin e volumit (manual/automatik), kontrollit automatik te perfitimit, kompresionit etj.

   Vitet 90 shenojne perpjekje te zhvillimit te aparaturave me shume programe. Fillimisht ndertohen aparate me disa kanale amplifikimi dhe me nje program te vetem, por shpejt ato pasohen me aparate analoge me disa programe. Ne 1995 prodhohet aparati i pare digital dhe nga ky moment teknollogjia ofron permiresime te dukshme ne te gjitha drejtimet. Realizohen aparate me shume programe degjimi  dhe ne vecanti behen hapa ne lidhje me komandimin automatic te dy mikrofonave.

   Sot, ky process eshte akoma ne zhvillim dhe ngjet me shume procese te tjera zhvillimi bashkekohor. Realizimi i qarqeve ne dimensione shume te vogla dhe te afte per te kryer miliona veprime per sekonde ka bere te mundur ndertimin e aparaturave shume te sofistikuara qe ngjasin me kompiuterin dhe komunikojne me kete te fundit nepermjet software-ve te posacem. Sot aparati i degjimit nuk mund te konsiderohet nje amplifikator i zakonshem i degjimit, por nje kompiuter perpunues i sinjalit te zerit qe e amplifikon dhe e pershtat kete te fundit sipas kerkesave specifike te pacientit.
 
 
 
 
 
Copyright 2007 Klinika Radovani