Klinika Radovani
Per nje degjim me te mire.......
Print this pageAdd to Favorite
 
 
 
 
 
 
 
Çfarë ofrojmë ne ?
    
          Ne kliniken tone kryhen vizita ORL, pra per probleme te veshit, hundes dhe grykes, kryesisht nga Profesor Pjerin Radovani. Gjithashtu aty kryhet edhe sherbimi audioprotezik, pra, matjet dhe trajtimi i renieve te degjimit.
Ndersa seancat e nje vizite mjeksore dihen si kohe, seancat e percaktimit te renies se degjimit jane me te gjata, pasi lidhen me matjet e degjimit, percaktimin e aparatit, programimin e tij, marrjes se masave te veshit etj. Ne pergjithesi ne nje seance te tille percaktohet zgjidhja e cdo renie degjimi. Koha e sigurimit te aparatit varet nga modeli i tij. Aparatet mbas veshit ne pergjithesi jane te disponueshem ne cdo kohe, ndersa ata brenda veshit duke qene se jane te personalizuar sigurohen per nje kohe nga 2-4 jave nga dita e porosise. Ne ofrojme aparate te markes "SIEMENS" e cila eshte nje marke me cilesi mjaft te larte dhe lider ne bote per prodhimin e aparaturave te degjimit. Ne pergjithesi aparatet shiten me nje vit garanci , por mund te blihen edhe me garanci dyvjecare.
   Gjithashtu eshte shume e rendesishme te theksohet qe ne sigurojme riparimin e aparateve te blera ne kliniken tone per nje kohe shume te shkurter (2 - 3 dite) me anen e personelit tone te specializuar ne Gjermani. Ky fakt eshte shume i rendesishem, pasi riparimi i aparateve behet nga fabrikat prodhuese te tyre. Nese aparati do dergohej per riparim jashte Shqiperise, pacienti duhet te mbuloje koston e transportit (DHL vajtje-ardhje), cmimin e riparimit sidhe duhet te prese nje kohe nga 4 - 6 jave pa aparatin e tij. 
 
 
 
   
 
 
Copyright 2007 Klinika Radovani