Klinika Radovani
Per nje degjim me te mire.......
Print this pageAdd to Favorite

Aparate analoge e digitale

Ndarja me e madhe e aparateve te degjimit eshte klasifikimi i tyre sipas menyres se perpunimit dhe amplifikimit te zerit;   1. Aparate analoge dhe 2. Aparate digitale.

1. Aparatet analoge nga ana e tyre ndahen sipas menyres se kolaudimit te tyre ne :

a. Aparate analoge me potenciometra dhe b. Aparate analoge te programueshem

Le t`i shqyrtojme me radhe:

  • Aparatet analoge me potenciometra

   Kjo kategori aparatesh mund te konsiderohet e vjeter tashme, por akoma e efektshme fale aftesise per te dhene fuqi te medha amplifikimi ne dalje, te nevojshme ne reniet e thella te degjimit. Kolaudimi i aparatit behet me potenciometra qe mund te jene nga 1 deri 4 cope. Te metat e tyre jane aftesia e vogel e kolaudimit, cilesia e ulet e zerit dhe ndjeshmeria ndaj lageshtires dhe temperatures per shkak te potenciometrave.

  • Aparatet analoge te programueshem 

   Keto aparate nuk kane potenciometra, por fale futjes se disa qarqeve shtese arrihen te programohen dhe te memorizojne programimin duke u lidhur me kompiuterin. Sigurisht qe kjo menyre programimi lejon me fleksibilitet per pershtatjen me renien e degjimit krahesuar me programimin me potenciometra, por sidoqofte cilesia e zerit perseri mbetet e nivelit te ulet.

  • Aparatet digitale
   Per momentin jane maksimumi i arritjes ne fushen e aparaturave. Ato e ndajne sinjalin e zerit ne hyrje ne copeza shume te vogla informacioni. Ky proces quhet digitim i sinjalit. Sidoqofte ndarja e sinjalit nuk eshte ndryshimi midis aparatit analog dhe digital. Ndryshimi i tyre eshte ne menyren se si procesohet sinjali i zerit gjate amplifikimit te tij. Aparatet digitale jane te afte te amplifikojne zera te bute qe mezi degjohen dhe ne te njejten kohe te eliminojne apo te zbusin zera te padesherueshem . Amplifikimi digital i zerit lejon studiuesit dhe projektuesit te ndertojne algoritme te tilla (programe kompiuteri) qe lejojne pershtatjen kundrejt cdo lloj renie degjimi. Per me teper aparati digital krijon mundesira te tilla si sinjalizime te ndryshme ne aparat gjate ndryshimit te programeve, sinjalizimit te baterise, volumit,  mundesia e aktivizimit te dy mikrofoneve, zgjedhja e programit ne menyre automatike, matja e hohes dhe menyres se perdorimit te aparatit nga pacienti e shume te tjera. Me dy fjale mund te themi qe ndryshimi kryesor midis aparaturave te lartpermendura eshte cilesia e zerit te amplifikuar dhe fleksibiliteti i kolaudimit te aparatit per cdo renie degjimi.
 
 
 
 
 
Copyright 2007 Klinika Radovani