KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Aparate Degjimi

Cfare jane aparatet e degjimit ?


Me nje pershkrim shume siperfaqesor do te thonim qe jane nje arritje e mrekullueshme e shkences, sidomos ne reduktimin e permasave si trupore ashtu edhe elektronike ne nivele te tilla qe i ben ata shpesh te padukshme brenda veshit te njeriut. Statistikisht ne mbi 95% te rasteve jane alternativa e vetme qe shkenca ve ne ndihme te shurdhesive.


Cfare nuk jane aparatet e degjimit ?


   Ata nuk jane mjete cudiberese dhe shpesh duke u konsideruar te tille, ndodh zhgenjimi. Shpesh here kerkohet edhe nje impenjim dhe vullnet i mire nga ana e pacientit per te kryer nje protezim te suksesshem. Ata nuk jane te perjetshem dhe si cdo pajisje kane edhe difekte qe lidhen me lageshtiren, bllokimin nga dylli, apo goditjet dinamike. Ata nuk jane kthim i veshit te dikurshem, por nje permiresim i dukshem dhe nje riaftesim i degjimit te humbur ne nje shkalle relativisht te larte.  Shkenca nuk merr fund ketu. Nje dite, jo shume larg, do te zevendesohet edhe veshi.


Mentaliteti


   Ne pergjithesi ka nje hezitim te madh per te vendosur aparatin e degjimit. Kjo lidhet me ate qe aparati do te "duket" dhe "te tjeret" do te perflasin kete akt. Shtrohet pyetja: a mos valle te tjeret nuk e dallojne qe ky person nuk degjon mire? A nuk do te ishte me mire qe "te tjeret" te thonin "sa mire degjon ai tani me aparat" ne vend te "mos u merr me te se ai eshte shurdhuar..."  Se fundi, kujdo i bie ne sy sjellja tipike e nje njeriu qe nuk degjon mire, mimika e tij, perpjekja per te qene shume i perqendruar, pergjigjet e gabuara, por asnjerit nuk i bie ne sy nje aparat i vogel i futur ne vesh apo qe rri mbrapa veshit..........


Ballafaqimi i problemit


    Ky eshte nje nga problemet me te medha te shurdhesive, qofshin keta te lehta, te mesme apo te renda. Statistikisht, ne shume vende perqindja e popullsise me renie degjimi konsiderohet nga 8 - 10%, gje qe do te thote qe  ne Shqiperi kjo shifer ne rastin e mire do te ishte rreth 240.000 banore. Duhet pohuar qe vetem nje pjese shume e vogel ballafaqohet me problemin dhe kerkon ta zgjidhe ate duke u drejtuar tek specialisti. Pjesa me e madhe e neglizhon kete humbje degjimi, duke e shtyre ate me vite, shpesh ne keqsime te metejshme apo edhe ne izolime sociale.

 

     Stastistikisht, meqe renia e degjimit ndodh gradualisht dhe pa dhembje shume njerez nuk jane te ndergjegjshem se sa degjim kane humbur. Per me teper mbi 70% e tyre drejtohen tek specialisti mbas 7 vitesh, mbasi jane bere te ndergjegjshem per renien e degjimit.  Me kete rast duhet te kujtojme nje fenomen shume te rendesishem qe ndodh duke e shtyre ballafaqimin e problemit; dobesimi i aftesise se trurit per te interpretuar tingujt, zerat apo fjalet korrektesisht. Ka raste qe edhe vendosja e aparatit nuk mund te permiresoje sic duhet gjendjet  e lena pas dore me vite.  Ky eshte efekti i dobesimit te aftesise se trurit.





                                                                       Copyright Klinika Radovani 2007