Mjete ndihmese gjate perdorimit te aparateve
Aparatet e degjimit si cdo pajisje tjeter elektronike kerkojne kujdes dhe vemendje te vazhdueshme gjate perdorimit te tyre te perditshem. Kujdes i vecante duhet te tregohet ne lidhje me pastrimin, tharjen tyre etj. Ne kete faqe do te tregojme disa aksesore te nevojshem qe duhen gjate perdorimit te aparateve dhe mjete ndihmese per perdoruesit e aparateve te degjimit, qe gjenden ne kliniken tone.
1. Bateri per aparate degjimi
Disponojme te gjitha llojet e tyre ( 10, 312, 13, dhe 675 ) me afate skadimi deri ne kater vjet.
2. Proteza ose aurikolare
Keto proteza jane te domosdoshme per percjelljen e zerit brenda veshit kur perdoren aparate mbrapa veshit. Ajo perbehet nga dy pjese; tubi qe lidhet me aparatin dhe forma e veshit qe eshte e personalizuar per cdo perdorues. Ne kliniken tone sigurohen keto proteza brenda tri diteve mbas porosise.
3. Tubo te kthyera per protezat
Keto tubo jane pjese kembimi per protezen dhe te nevojshem per t`u nderruar mesatarisht nje here ne vit, pasi gjate perdorimit ngurtesohen duke ulur rendimentin e degjimit dhe duke i shkaktuar dhembje perdoruesit.
4. Pershtates antifeedback
Keto pershtates perdoren per transmetimin e zerit te aparatit ne vesh (BTE) ne vend te protezes ne rastet kur kjo e fundit mungon ose eshte e veshtire te realizohet. (raste te radha) Fale formes qe kane jane shume te pershtatshem per eleminimin e feedback-ut qe eshte fershellima qe aparati leshon ne rastet e rrjedhjes se sinjalit.
5. Komplet tharje i aparatit
Ky eshte nje aksesor mjaft i nevojshem per aparatin e degjimit, pasi ndikon ne minimizimin e difekteve dhe zgjatjen e jetes se tij. Aparati futet ne kete kuti gjate nates (kur nuk eshte ne perdorim) dhe hiqet ne mengjes.
6. Vegla te ndryshme pastrimi te aparatit
Ne kliniken tone do te gjeni vegla te ndryshme per pastrimin e aparatit, si furce, mjet per pastrimin e kanalit te ventilimit etj.
7. Filtra te ndryshem per aparate brenda veshit
Filtrat jane aksesore te nevojshem qe lidhen direkt me rendimentin e aparatit, sidomos kur ky i fundit eshte brenda veshit. Ata duhet te nderrohen here pas here, pasi ulin rendimentin e aparatit kur mbushen me dylle.
8. Amplifikator i ziles se telefonit dhe sinjalizues
Mjet mjaft i rendesishem per personat me renie degjimi qe kane problem degjimin e ziles se telefonit. Kjo pajisje amplifikon zerin e ziles se telefonit dhe ne te njejten kohe vezullon me drite kur ajo tringellon
9. Pajisje per qetesimin e zhurmes se vesheve
Pajisje mjaft e rendesishme per prodhimin e disa lloje zhurmash qetesuese per ata qe vuajne nga zhurmat e vesheve. Perdoret zakonisht per ata qe vuajne nga pagjumesia per shkak te zhurmave. Prodhon zhurme valesh deti, cicerima zoqsh, zhurmen e eres qe fryn, shiut etj. Mund te lidhet me altoparlant qe vendoset nen jastek dhe mund te programohet per t`u çkycur automatikisht pas 30, 60 ose 90 minutash. Gjithashtu pajisja funksionon edhe si ore me zile.
Copyright 2007 Klinika Radovani |